Apartamentet e ndërtuara në Laç nga Erdogan, PD: Gjithçka është show, askush s’ është brenda në shtëpi
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur ditën e sotme akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për mashtrim.
Kësaj radhe kryefjalë e Zhupës kanë qenë apartamentet e ndërtuara nga Turqia të cilat iu dorëzuan 522 familjeve në Laç me ceremoni 3 javë më parë, gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan.
Sipas Ina Zhupës në ato shtëpi nuk është futur asnjë familje dhe e cilësoi si “show” ceremoninë në të cilën ishte i pranishëm Rama dhe Erdogan.
“Gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë.
Në kompleksin e pallateve të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.
Gjithçka ishte një shoë, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qira, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qirave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë.
Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtëpitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani. Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë.”, shkrua ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



