E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD kërkoi shfuqizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, KAS rrëzoi kërkesën, ja si u ndanë votat
Politikë

PD kërkoi shfuqizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, KAS rrëzoi kërkesën, ja si u ndanë votat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur moskalim për shqyrtim të kërkesës ankimore nga Partia Demokratike, për mosregjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Sipas Kas, elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nga ana e PD, është e paplotë, ndaj sipas tyre nuk është rrëzuar kjo kërkesë.

Anëtarët e KAS kanë votuar me 3 vota pro dhe 2 kundër dhe kësisoj është vendosur moskalim për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.

Njoftimi:
KAS vendos moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 2

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtuan elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 02, datë 05.02.2022 me objekt, “Shfuqizimi i vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjsitrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, (Sh-L), për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 vota pro dhe 2 kundër, vendosi moskalimin për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.