E papritur, Ilir Shaqiri lë shtëpinë e “Big Brother Vip”, për ku është drejtuar?
Balerini Ilir Shaqiri ka lënë shtëpinë e “Big Brother Vip”. Jo, nuk është një largim, por një surprizë e dedikuar për të.
Nuk u zbulua se për çfarë surprize bëhet fjalë, por gjatë ditës janë publikuar lajme se pritet që balerini të shkojë në Teatrin e Operas së Baletit, ku e pret e ëma. Aty thuhet se do të ketë një performancë live mes Ilirit dhe të ëmës, gjë që ndodh për herë të parë.
Vlen të përmendet se edhe mamaja e Ilirit është një balerine tepër e njohur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



