Kryebashkiakja e Durrësit largohet nga komisioni hetimor për inceneratorët: Po shpifni
Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako u largua në mënyrë demonstrative nga komisioni hetimor për inceneratorët pasi tha se u ndie e fyer nga shpifjet.
Emirjana Sako: Arroganca e injoranca është në kushtet ekstreme unë s’kam më punë në këtë komision se ke dalë tërësisht e këtu s’ka asnjë komnukim etik, zoti Dako është ish kryetar Bashkie nëse do mund ta thërrisni të dëshmojë jeni komplet jashtë objektit të komisonit hetimor. Në 6 mars do e merrni përgjigjen.
Ina Zhupa: Zonja Dhima, e kuptoj që të shqetësoi se ajo e pranoo këtu që ka shkelur ligjin, por kini durim.
Emirjana Sako pas deklarates se Ina Zhupes: Jeni duke shpifur.
Ne kete moment Sako largohet nga komisioni.
Zhupa: Ulini aty.
Jorida Tabaku: I kërkoj juristëve të paraqesin kallëzim penal për zonjën Sako që refuzon për të dëshmuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



