E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Inceneratorët”/ PD reagon për Kryemadhin: Ashtu si Rama, LSI dhe Berisha po sulmojnë Komisionin Hetimor!
Lajme

“Inceneratorët”/ PD reagon për Kryemadhin: Ashtu si Rama, LSI dhe Berisha po sulmojnë Komisionin Hetimor!

Me anë të një postimi në Facebook, PD shkruan se nga njëra anë po e pengon Rama dhe PS, dhe nga ana tjetër LSI me Berishën.

Sipas selisë blu, të gjithë i lidh një hall pasi nuk duan ta ndryshojnë Shqipërinë.

Postimi i PD-së:

Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.

Nga një anë Rama dhe PS.

Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall:

***

Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte shprehur se : inkurajon Prokurorinë e Posaçme që të vijojë hetimet pa humbur kohë në lidhje me aferën e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

1

Përmes një postimi në facebook Kryemadhi atakon Komisionin Hetimor për Inceneratorët, duke thënë se lidhja mes qeverisë dhe opozitës nuk duhet të deformojë drejtësinë e re.

Ajo shton se puna në komisionin hetimor ngjan si një vazhdim i marrëveshjes së 17 majit mes kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Rama për të bashkëqeverisur.

“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.

Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!

Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës”, shkruan Kryemadhi në facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.