E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë krahason Trumpin dhe Putinin me derrat që “fërkojnë feçkat së bashku”
Bota

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë krahason Trumpin dhe Putinin me derrat që “fërkojnë feçkat së bashku”

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i quajti ish-presidentin Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin “derra të përzier dhe të frikshëm”, shkruan The Independent.

Reagimi në twitter i Bates erdhi pas disa deklaratave të Trump, i cili lavdëronte liderin rus si “mjaft të zgjuar” për “marrjen e përgjegjësisë”.

“Ai po merr nën kontroll një vend, me të vërtetë një vendndodhje të madhe, një pjesë të madhe toke me shumë njerëz, thjesht duke hyrë brenda”, tha Trump.

Komentet e ish-presidentit erdhën pasi Rusia filloi një sulm ushtarak ndaj Ukrainës që tashmë ka lënë dhjetëra njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë mes frikës dhe pasigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.