E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shorti i Europa League/ Goglat rezervojnë përballje interesante, Barcelona “peshkon”…
Lajme

Shorti i Europa League/ Goglat rezervojnë përballje interesante, Barcelona “peshkon”…

Shorti i Europa League për fazën e 1/8-ave është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës dhe ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët.

Goglat rezervuan disa përballje interesante, ku veçohet ajo mes Barcelonës dhe Galatasaray. Katalanasit do presin skuadrën turke në “Camp Nou” më 10 mars, dhe do të udhëtojnë drejt Stambollit më 17 mars për përballjen e kthimit.

Nag ana tjetër, Rangers ka mësuar i pari rivalin dhe do të ndeshet me serbët e Crvena Zvezda. Braga më pas mësoi se do të ketë përballë francezët e Monaco.

Porto nga goglat iu rezervua si rival Lyon, një duel mjaft i fortë. Atalanta e Berat Gjimshitit sfidohet nga Bayer Leverkusen, ndërsa Sevilla ndeshet me West Ham United.

Gjermanët RB Lepzig gjejnë si kundërshtar rusët e Spartak Moscow, kurse të fundit që mbeten ishin Real Betis dhe Eintracht Frankfurt, që do ndeshen me njëra-tjetrën.

Sfidat e para zhvillohen më 10 mars, kurse të kthimit një javë më pas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.