Emrat e kompanive dhe pronarëve të saj: Ja skemat korruptive që u zbatuan me 3 Inceneratorët
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar emrat e kompanive dhe pronarëve të tyre të cilët sipas saj kanë kryer evazion fiskal me vlerën e 25 milionë dollarëve nga koncensioni i Inceneratorëve.
Kryemadhi në një postim në facebook thekson se Qeveria i ka paguar deri më tani 3 inceneratorëve 100 milionë euro, ndërkohë që thekson se nga kjo pagesë është kryer evazion fiskal me disa kompani.
Sipas Kryemadhit të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve.

“Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.
Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni fotot e mëposhtme. Ato tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.
ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve”, thekson ajo.










Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



