“Forcat ruse po përballen me shumë rezistencë”- Pentagoni sqaron: Ja pse nuk kanë bërë asnjë hap para në 36 orët e fundit
Forcat ruse që lëvizin drejt Kievit në pjesën veriore të Ukrainës, duke përfshirë një kolonë të madhe ushtarake ruse, “mbeten të bllokuara”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gjatë një konference.
“Nga vlerësimet tona më të mira ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në 24-36 orët e fundit,” tha Kirby për forcat ruse që lëvizin drejt Kievit. “Asgjë domethënëse”, theksoi ai.
Kirby u shpreh se mos përparimi i forcave ruse ka ardhur si pasojë e disa faktorëve, ku numëron sfidat në logjistike, por edhe rezistencën ukrainase.
Në pjesën jugore të Ukrainës, forcat ruse “duket se po përjetojnë në përgjithësi më pak rezistencë sesa në veri”, tha Kirby. Kherson dhe Mariupol, dy qendra kryesore të popullsisë në jug, janë ende të kontestuara, tha Kirby.
“Vlerësimi ynë është se, ndërsa ata i afrohen këtyre dy qendrave të popullsisë në jug, ne besojmë se po përballen me më shumë rezistencë,” tha Kirby.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



