E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anulohet evakuimi i civilëve në Ukrainë
Bota

Anulohet evakuimi i civilëve në Ukrainë

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se është anuluar evakuimi i autokolonës nga Mariupol.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës së rajonit Donetsk, shkroi në Facebook se autokolona që do evakuonte civilët nga Mariupol nuk u largua do nga qyteti, për shkak se rusët nisën të bombardonin sërish qytetin.

” Autokolona me banorët vendas nuk mundi të largohej nga Mariupoli sot. Rusët filluan të rigrupojnë forcat e tyre dhe të bombardojnë qytetin. Është jashtëzakonisht e rrezikshme të evakuosh njerëzit në kushte të tilla”, tha Kyrylenko.

Ai shtoi se autokolona me ndihma humanitare, e cila u nis sot nga Zaporizhzhya drejt Mariupolit, nuk ka arritur ende në destinacionin e saj dhe është rrugës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.