Ministri 31-vjeçar i Ukrainës “dirigjon luftën” kibernetike dhe në rrjete sociale nën tokë
Teksa ushtarët rusë dhe ukrainas luftojnë në fushëbetejë duke rrezikuar jetën, disa “beteja” të tjera zhvillohen nga bunkerët nën tokë.
BBC shkruan se zëvendëskryeministri i Ukrainës, njëkohësisht dhe Ministër për Transformimin Dixhital, Mykhailo Fedorov po zhvillon një luftë më vete në rrjete sociale.
Me anë të postimeve në rrjete sociale, ai i bën thirrje sipërmarrësve të kompanive më të mëdhaja në botë që të ndërpresin shërbimet e tyre në Rusi.
Ministri 31-vjeçar gjithashtu po dirigjon një sulm kibernetik ndaj Rusisë. Ai ka mbledhur ekspertët më të mirë të Ukrainës.
Ai ka bërë presion mbi kompanitë shumëkombëshe për të bojkotuar Rusinë.
Apple, Google, Meta, Twitter, YouTube, Microsoft, Sony, Oracle… asnjë gjigant teknologjik nuk ka humbur një letër zyrtare të qeverisë.
Fedorov më pas poston letrat e tij në mediat sociale në mënyrë që bota të mund t’i shohë, plus disa nga përgjigjet.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



