E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimit të naftës/ Ministrja Balluku paralajmëron: Nga nesër kontrolle në terren për…
Publik News

Rritja e çmimit të naftës/ Ministrja Balluku paralajmëron: Nga nesër kontrolle në terren për…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka paralajmëruar kontrolle në pikat e karburantit në terren, për rezervën e sigurisë së naftës.“Përmes të gjitha instrumenteve të kontrollit që ne administrojmë, juy bëj me dije se do nisim një kontroll në terren për të parë depozitat e naftës ku duhet të gjendet sasia e rezervës së sigurisë të kërkuar në bazë të VKM0-së. Do nisë që nesër. Në rast më të mirë, do të ishte e udhës që të deklarohej zyrtarisht pranë ministrisë gatishmëria dhe sasia e rezervës që ju mbani, për të koordinuar kështu me sasinë që ne kemi përllogaritur dhe që duhet të jetë e barazvlefsshme me çfarë sanksionon VKM-ja. Detyrimet dhe sanksionet, jam e sigurt që jeni të informuar. Deri më sot nuk na është dashur që t’i drejtohemi rezervës shtetërore të sigurisë për naftën. Rafineritë e naftës, rezevën e sigurisë deri në 50% të saj mund ta mbajnë në rezervuarët e tyre. Duhet mbajtur brenda vendit. Shoqëria e tregtimit të shumicës e mban në rezervuarët e saj” – tha Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.