Rama i prerë: Treqind fish në protestofshin, nuk i ul taksat e naftës
Kryeministri Edi Rama ka nisur sërish një tjetër bashkëbisedim në Facebook me qytetarët teksa pak momente më parë u mbajt protesta e gjashtë kundër rritjes së çmimeve.
Kryeministri Rama komunikim live: Tubim më të turpshëm se kjo nuk ka e s’do ketë
Pas mbylljes së ditës së gjashtë të protestës kundër rritjes së çmimeve, Kryeministri Edi Rama ka dalë në një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook. Kreu i Qeverisë thotë se në këto kushte, dëgjimi i njëri-tjetrit është domosdoshmëri.
Sipas Ramës, protestat e zhvilluara janë turp, pasi ka pasur dhe protesta të tjera që kanë degraduar në një formë apo tjetër, por më të turpshme se kjo nuk ka.
“Besoj që dëgjimi i njëri tjetrin është domosdomshmëri gjithnjë sidomos në kushtet e një situate si kjo si të mos mjaftonte taksirati i pasojave të një lufte që është paraqitur në Shqipëri e kudo tjetër në formën e çmimeve të rritura befasisht, na duhet të komunikojmë edhe sepse këtu tek ne si në asnjë vend tjetër të NATO-s, në asnjë vend tjetër të Evropës e botës demokratike që po përjeton ekzaktëisht të njëjtat shenja shqetësuese në faturart e çmimeve të kemi të bëjmë me një gërdi turpi. Ka pasur protesta lloj lloj, dhe protesta që kanë degraduar në një formë apo tjetër por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka ;pasur as nuk ka se si të ketë” – tha Rama.
Kryeministri Edi Rama doli sërish këtë mbrëmje në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale për paketën e rezistencës sociale. Shefi i Qeverisë tha se nuk e shqetëson protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve se edhe 300 fish më të shumtë po të ishin, taksat e karburanteve nuk hiqen.
Rama ka vecuar dhe një shprehje nga protesta që i ka bërë përshtypje.
“Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste tha një shprehje, “s’duhet ta lëmë këtë rast të na shpëtojë se po na shpëtoi dhe kësaj herë nuk e kapim dot më”.
Po kush të shpëtoi, unë? Qeveria? Po c’lidhje ka në këtë rast qeveria e Shqipërisë me rritjen e cmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën? Po flas për një shprehje të thënë që në ditët e para të protestës e të nxitjes së këtij reagimi.
Mua nuk më shqetëson protesta në vetvete. Sinqerisht deri në fund jo. Protesta është ajo që është dhe jo aq por dhjetëfish e 30 fish e 300 fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu e kjo qeveri këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.
Mua më alarmon dicka tjetër. Cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull si shtet, si vend, si shoqëri”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama:
Reagim më të turpshëm në mbështetje të kësaj proteste s’ka pasur e s’ka si të ketë. Për cfarë protestohet? Kundër kujt? Se të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e cmimeve të energjisë që këtu s’po përjetohet se askush s’po paguan më shumë energji. Po protestojnë kundër shkaktarit që është Rusia dhe që është agresioni rus kundër Ukrainës. S’ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet.
Asnjë qeveri sot përfshirë dhe tonën s’është arsye për të protestuar sot për shkak të pasojave që ka sjellë në cmimet e shportës e karburantit një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri e nuk e ndal dot kjo qeveri.
Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste tha një shprehje, “s’duhet ta lëmë këtë rast të na shpëtojë se po na shpëtoi dhe kësaj herë nuk e kapim dot më”.
Po kush të shpëtoi, unë? Qeveria? Po c’lidhje ka në këtë rast qeveria e Shqipërisë me rritjen e cmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën? Po flas për një shprehje të thënë që në ditët e para të protestës e të nxitjes së këtij reagimi.
Mua nuk më shqetëson protesta në vetvete. Sinqerisht deri në fund jo. Protesta është ajo që është dhe jo aq por dhjetëfish e 30 fish e 300 fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu e kjo qeveri këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.
Mua më alarmon dicka tjetër. Cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull si shtet, si vend, si shoqëri, si shqiptar nga ky reagim i cili mund të gëzojë vetëm ata që e nxisin dhe ata që janë në Kremlin. Njeri tjetër të arsyeshëm ky reagim nuk ka se si gëzon.
Nëse do ishim në muajin e tretë të katërt të luftës e goditjes së cmimeve të nivelit të jetesës në kushte ku e ku më të vështira se sot e qeveria s;do kishte reaguar, atëherë mbase do ishte normale.
Por kur qeveria se ka pritur luftën fare por qysh kur është shfaqur në formën e disa shenjave të para kriza energjetike ka marrë vendim për ta mbajtur ajo barrën e krizës e për të mos e rritur cmimin e energjisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



