E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vritet edhe një komandant/ Pse Putini po humb kaq shumë gjeneralë? 12
Publik News

Vritet edhe një komandant/ Pse Putini po humb kaq shumë gjeneralë? 12

Një komandant i rëndësishëm i trupave paraushtarake ruse u vra në Ukrainë. Kjo shënon një tjetër goditje ndaj Vladimir Putin dhe përpjekjeve të tij ushtarake. Vdekja e kolonelit Sergei Sukharev u konfirmua edhe nga një TV shtetëror në Moskë. Por pse po vdesin kaq shumë gjeneralë të Putinit?

Nga Nils Kottmann, BILD

Që nga nisja e luftës, diktatori rus Vladimir Putin ka humbur katër gjeneralë të lartë.

Të martën u konfirmua se gjeneral-majori Oleg Mityaev ka vdekur gjatë sulmit në Mariupol.

Një krahasim me SHBA tregon se sa të mëdha janë humbjet për despotin e Kremlinit. Vetëm një gjeneral-major amerikan është vrarë në luftime gjatë 50 viteve të fundit: Harold J. Greene u qëllua për vdekje nga një ushtar afgan në një bazë ushtarake në Kabul në vitin 2014.

Por përse Putini po humb kaq shpejt kaq shumë figura të larta ushtarake?

Një zyrtar qeveritar perëndimor tha për Times: “Sipas vlerësimit tim, këta komandantë po vriten për shkak se po ia afrohen gjithmonë e më shumë frontit për të ruajtur kontrollin, në vend që të qëndrojnë nga pas”.

Eksperti dyshon se: “Ky është një tregues se ata janë të frustruar nga mungesa e përparimit. Ata po përpiqen që të sjellin fuqinëë e tyre personale në fushën e luftës dhe po e vendosin veten në rrezik”.

Kjo do të thotë ose që komunikimi me frontin nuk funksionon siç duhet ose që trupat e Putinit janë kaq të demoralizuara sa vetëm gjeneralët mund t’i nxjerrin në sulm.

Kjo i bën gjeneralët një objektiv të lehtë për ushtrinë ukrainase: Më 28 shkurt u vra nga një snajper gjeneral-majori Andrei Sukhovetsky, që kishte marrë 14 dekorata. As një javë m vonë u vra gjeneral-majori Vitali Gerasimov. Më 11 mars, ushtria ukrainase tha se kishte vrarë Andrei Kolesnikov, i treti nga 20 gjeneralët që po luftojnë në Ukrainë.

Nëse i besohet ushtrisë ukrainase, gjërat nuk duken mirë për trupat e Putinit. Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë ose kanë paaftësuar për luftime rreth 40 përqind të forcave ruse të dislokuara që nga fillimi i luftës.

Megjithatë kjo është pjesë e strategjisë propagandistike të Ukrainës për të paraqitur sukseset e saj më mirë nga sa janë.

Por edhe vëzhguesit perëndimorë besojnë se Ukraina do ketë së shpejti dominimin. Sipas Sun, ekspertët në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë supozojnë se trupat e Putinit do arrijnë brenda dhjetë ditësh në pikën ku nuk mund të kryejnë më operacione ushtarake.

Gjenerali amerikan Ben Hodges, që ka komanduar trupat amerikane në Evropë nga viti 2014 deri në vitin 2017, e vlerëson situatën në mënyrë të ngjashme: “Për të mos kaluar në një luftë rrënuese, Rusisë i duhen tre gjëra që nuk i ka. Ata nuk kanë kohë, nuk kanë trupa dhe nuk kanë municione,” tha Hodges për MSNBC.

Megjithatë Hodges beson se fati i luftës do të ndryshojë për Rusinë vetëm nëse Perëndimi vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë. “Është si një garë. Nëse u japim ukrainasve mjaftueshëm, ata mund të zgjasin më shumë se Rusia. Pastaj, duke përjashtuar çdo ndryshim dramatik, për dhjetë ditë Rusia do ketë arritur në pikën ku nuk mund të sulmojë më”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.