Gjirokastër, zjarr në një pikë skrapi
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Gjirokastër, në pikën ku grumbullohen materialet e skrapit në zonën e njohur si ish-NSHN.
Gazeta Panorama mëson se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në vendin e punës.
7 automjete të forcave zjarrfikëse me në krye drejtorin e Zjarrfikëses në Gjirokastër Pëllumb Shalari si dhe forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Për shkak të flakëve janë përhapur shtëllunga të mëdha tymi në zonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



