Berisha i përgjigjet atyre që i thonë të tërhiqet dhe i bën thirrje qytetarëve për protesta: Të mbushim rrugët e sheshet
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur zërave kundër tij në PD, që kanë kërkuar që ai të tërhiqet në mënyrë që partia të bashkohet dhe të forcohet, me një histori në vitin 1998, kur tregoi ‘prapaskenat’ e kërkesës së trojkës botërore që ai të largohej nga politika.
Berisha theksoi se edhe “në vitin 1997, nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim por ja që fituam, erdhi viti 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë”.
“Unë para se të bëj një prononcim në seli unë takova palën që mendon ndryshe. Para se të dal me gazetarët. Këto fjalë u thashë. Por le të jemi të hapur. Në dialogun me Alibeaj më thotë me non grata nuk fiton PD. Prandaj duhet të japësh dorëheqjen. I them shiko edhe në vitin 1997, nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim por ja që fituam, erdhi viti 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë.
Trojka botërore sekretari i përgjithshem i Këshillit të Evropës, djali i Andrea Papandreut, Xhorxh Papandreu e vijnë në 98 i sjell një ekstremist i majtë që kishte milituar në grupet makrsiste e leniniste, qëllimi i vizitës ishte që ti sillnin mesazhin e botës Sali Berishës që të largohet nga politika. Më thërrasin mua në zyrat e OSBE-së e më thonë kështu kështu
po pse i them unë?
Se dhe mosha tani unë atëherë isha nja 50 e ca vjec. I dëgjova i dëgjova e meqë këta e lanë Xhorxhin të flasë si të thuash në emër të tyre i kthehem i them, ai nuk ishte as ministër i jashtëm a nuk e di, tani do të them “në Ballkan burrë më të mencur se babën tënd nuk ka patur”. Pse tha, se u tha grekëve zoti mos e lëntë Greqinë në duart e Xhorxhit. Jau tha.
Ai kishte qenë profet ë. Jua them pse se për fat të keq Greqia ra në duart e Xhorxhit por ai shkon në Bruksel dhe këtej luftonte të djathtët, e në Bruksel Merkel e Sarkozy pasi nuk donin dua jepnin kredinë, gjithë natën deri në 5 të mëngjesit e mbajnë samitin deri sa i bindin gjithë shefat e qeverive që Greqia të marrë kaq miliardë kredi për krizën
e ky fitimtari, cfarë bëri Xhorxhi, erdhi në Athinë e tha tani do bëj referendum ti pyes grekët imagjinoni cfarë hile i bëri Evropës. Atë e përzuri Evropa brenda javës.
Dua them që kjo ndodhi në 98, e 2005- 2013 ishin vitet më të suksesshme të një qeverisje këto 30 vite e më gjerë.
Vitet e ardhshme do jenë më të suksesshme se sa vitet 2005-2013″.
Berisha foli dhe për Lulzim Bashën, per te cilin tha se do e takonte po te ishte ne zyre ne seline e PD.
Ish kryeministri ftoi qytetaret te mbushin sheshet kunder qeverise, pak dite pasi lajmeroi se PD do udheheqe valen tjeter te protestave.
“Ndaj e thashë po të ishte në zyrë do i shtrëngoja dorën do e takoja Bashën është deputeti PD. Ne nuk përjashtojmë ne por një gjë ka, jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Po të dëgjoja unë në 98 ambasadorët e merrni vesh ku do ishim. Ndaj ju ftoj të bashkohemi të mbushim sa më shpejt rrugët e sheshet kundër këtij rregjimi që duhet tio ketë kohët e numëruara.
Unë pata diskutim edhe me Gazment Bardhin, Dhe e thashë që po të ishte Lulzim Basha në zyrë do e kisha takuar edhe atë. Ju ftoj të bashkohemi kundër këtij regjimi që duhet t’i ketë ditën e numëruara”, tha Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në takim me demokratët e Tepelenës në Foltoren e radhës. Berisha u shpreh se sot koha i thërret demokratët në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.
“Me ushqimet nuk luhet. Është loja më e rrezikshme që bëhet. Ka vetëm një zgjidhje. Kompensimi i plotë i rritjes së çmimit të tyre. Një personalitet shkruante dje dhe bënte thirrje se po ndodhin shumë gjëra, ku janë demokratët. Koha na thërret në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve nga papërgjegjshmëria e plotë. Ndaj dhe duhet të bashkohemi dhe të mobilizojmë fuqitë tona për një përballje të fuqishme. Kjo qeveri nuk Meriton asnjë ditë në pushtet.
Ai tha se PD kaloi një krizë dhe ish-kryetari Lulzim Basha tentoi ta kthejë selinë në bunker. “Ne e kaluam një krizë dhe ish kryetari i PD dha dorëheqjen si e tha vetë ai për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës apo e Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo tjetër ish kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 Shtatorit sepse ai nuk pyeti njeri. Nuk pyeti institucionet. Ndaj dhe askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë dhe as të pranojë të bëhet autori i një vendimi të tillë. Dje po hiqeshin dyert. A mund të imagjinoni. E ardhmja me bunker. A ishin normale apo nuk ishte normale, nuk mund të them.
Ai dha dorëheqjen. Ajo nuk nuk mund të bëhej kurrë. Selia po hapet për demokratët. Shtëpia jonë e përbashkët aty është. Prandaj të vini. Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit në bazë. Kjo frymë është edhe në qendër. Unë para se të bëj një prononcim në seli unë takova palën që mendon ndryshe. Para se të dal me gazetarët. Këto fjalë u thashë. Por le të jemi të hapur. Në dialogun me Alibeaj më thotë me non grata nuk fiton PD. Prandaj duhet të japësh dorëheqjen. I them shiko edhe në vitin 1997, nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim por ja që fituam, erdhi viti 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë. Ta anëtarësojnë në NATO dhe sot jemi në NATO.
Dy ditë më parë Biden i çoi mesazh Putin për hapësirën e NATO-s. Ne arritëm TAP-in që para një jave dërgoi gaz jo rus në Perëndim. Beteja ime kryesore ishte anti ruse. Sepse ata kanë qenë me shekuj kundër nesh. Po të ishte Edi Rama e kishte pranuar 100 herë gazin rus. Si do merrnim ne gaz rus?! PD realizoi këtë. Dyfishoi rrogat. Solli Shqipërinë në moshën digjitale. Hoqi vizat. Imagjinoni ju sikur t’i përmbahesha parashikimeve të vitit 98 dhe të mos bëja përpjekje për kthimin e PD në pushtet”, u shpreh Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



