SPAK dorëzon në GJKKO provat e reja për arrestimin e Alqi Bllakos:Udhëtoi me Klodian Zoton në Torino
SPAK ka dërguar në gjykatë të dhëna të reja për Bllakon ku rezulton se ai ka udhëtuar drejt Italisë me Klodian Zoton.
Referuar sistemit TIMS, rezulton që në 16.4.2019 Alqi Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos së bashku me Klodian Zoton për t’u kthyer nje ditë më pas, po së bashku, nga Roma në Rinas.
GJKKO konfirmoi zyrtarisht se SPAK i ka dorëzuar kërkesën për caktim mase sigurie arrest me burg për ish-deputetin e PS Alqi Bllako.
Ndërkohë pritet shqyrtimi i kërkesës nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kërkesa në gjykatë ka ardhur menjëherë pasi Kuvendi njoftoi që Alqi Bllako kishte lënë mandatin e deputetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



