Të shtëna me armë zjarri në aksin Tiranë-Durrës, gjendet i pajetë brenda mjetit 35-vjeçari
Foto nga vendi i ngjarjes, ku u vra një 35-vjeçar ende i pa identifikuar.
Vlen të përmendet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Fillimisht sipas raportimeve policia ka dyshuar se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i pajetë i tij ishte në mes të rrugës.
Por teksa ka kryer inspektimet më të detajuara ka dalë në përfundimin se ndaj tij ishte kryer atentat, faktuar kjo nga gjetja e gëzhojave në vendngjarje.
Makinës i prenë rrugën duke e qëlluar me armë, personi rreth 35-vjeç mbeti i vdekur në vend
Ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës, pasi nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi. Ndërkohë mësohet se një makinë tjetër i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



