Sa dhe si i është përgjigjur Evropa mizorive të ushtrisë ruse në Bucha
Në të gjithë Evropën, më shumë diplomatë rusë po bëjnë gati valixhet. Italia, Danimarka dhe Suedia janë vendet e fundit që kanë njoftuar dëbimet, pas vendimeve të ngjashme nga Franca dhe Gjermania dje.
Në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen – e cila do të vizitojë Kievin këtë javë – akuzoi Rusinë për një luftë të pamëshirshme kundër popullit ukrainas.
Ndalimi i importit të qymyrit rus – për të cilin pretendonte se do t’i kushtonte Moskës 4 miliardë euro në vit – ishte masa më goditëse në raundin e fundit të sanksioneve të propozuara të BE-së.
Por ende nuk ka një marrëveshje për ndalimin e importeve të naftës dhe gazit rus.
Kostot për të dyja vazhdojnë të ngrijnë industrinë e luftës së Presidentit Putin. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se Rusia nuk e ka braktisur pushtimin e Ukrainës, dhe tani po fokusohet në zotërimin e gjithë rajonit të Donbasit.
Detajet e ndihmës shtesë ndaj Ukrainës do të diskutohen nga ministrat e jashtëm të NATO-s gjatë 48 orëve të ardhshme në Bruksel.
Para se të hipte në aeroplanin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken akuzoi Rusinë për kryerjen e një fushate të qëllimshme mizorish.
Ai tha se SHBA do të punojë me aleatët për të ndihmuar Ukrainën të dokumentojë këto krime dhe për të rritur më tej presionin ndaj Moskës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



