E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të vriste pronarin e shkollës private, kapet pas tre muajsh autori (Emri)
Lajme

Tentoi të vriste pronarin e shkollës private, kapet pas tre muajsh autori (Emri)

Është arrestuar ditën e sotme autori i atentatit ndaj administratorit të shkollës private në kryeqytet.

Policia ka njoftuar se Skerdi Tasi 31 vjeç, është vendosur në pranga pasi më 18 janar ai qëlloi me armë në zonën e Liqenit të Thatë, drejt Lulzim Mashës. Masha u qëllua me tre plumba teksa po lëvizte me mjetin e tij, ndërsa nuk pati lëndime.

Mbi 31-vjeçarin rëndojnë akuzat për “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Nw pranga S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.