E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 55-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër!
Lajme

Kush është 55-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër!

Nazmi Bandula, 55-vjeçari i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër, më shumë se një vit më parë i kanë vendosur tritol në makinën e tij.

Nazim Bandula është qëlluar nga një mjet në lëvizje teksa po pinte kafe para banesës së tij.

Në  trotuar shihet shenjat e gjakut në trotuarin ku ra i vdekur Bandula.

Më 26 dhjetor të vitit 2020 në lagjen Partizani në Shkodër.

Mjeti tip fouristradë “X5” ku ka shpërthyer sasia e tritolit ndodhej i parkuar, teksa nuk kishte asnjë person brenda saj.

Mjeti ku shpërtheu sasia e eksplozivit ishte i parkuar brenda murit rrethues të banesës së Nazmi Bandulës.

Asokohe, Bandula tha  në polici se nuk e kishte idenë se kush ia ka vendosur tritolin në automjetin e tij. Sipas tij, ai nuk ka asnjë problem apo konflikt me ndonjë person, që mund të çojë deri në këtë ngjarja. 

“Sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas kam dëgjuar shpërthimin e fuqishëm dhe nuk po kuptoja se çfarë ndodhi fillimisht. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur vendosja e tritolit”, ka thënë Bandula në Polici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.