BE dënon vendimin e Rusisë: Një akt i pastër hakmarrës
Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Rusisë për të dëbuar 18 diplomatët e BE-së nga Rusia.
Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët ishte krejt i pabazë dhe se ata ushtronin funksionet e tyre në respekt të plotë të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
“Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen për vendimin e pajustifikuar dhe të pabazë të Federatës Ruse për të dëbuar 18 anëtarë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Federatën Ruse. Diplomatët e BE-së në fjalë ushtrojnë funksionet e tyre në kuadër dhe në respekt të plotë të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, u shpreh Stano.
Stano e quajti vendimin e Rusisë “një hap të pastër hakmarrës” që “do të thellojë më tej izolimin e saj ndërkombëtar”.
“Bashkimi Evropian vazhdon t’i bëjë thirrje me forcë Rusisë që të ndalojë agresionin e saj kundër Ukrainës dhe të kthehet në respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe një qasje bashkëpunuese në marrëdhëniet e saj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



