E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i vrau nusen, rrëfimi i Fatjonit : Babai fiku dritat dhe iu fut nga dritarja Merushes në dhomë!
Lajme

Babai i vrau nusen, rrëfimi i Fatjonit : Babai fiku dritat dhe iu fut nga dritarja Merushes në dhomë!

Fatjon Hoxha ka bërë një rrëfim tronditës në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Fier pak ditë më parë ku babai i tij vrau nusen dhe më pas u var në një pemë.

Ai ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, se babai i është futur nuses në dhomë rreth tre vite më parë nga dritarja duke fikur edhe dritat.

“Ai kishte bagëti shumë dhe i shiti të gjitha kohët e fundit dhe bridhte shumë nëpër polici. Ai vinte bënte presion dhe u thoshte ta fusim brenda. Unë nuk e bëj bashkëfajtore nënën se ajo e kishte frikë atë. Ngaqë nuk e donte babai, edhe nëna thoshte jo. Nëna e pa babain teksa varej. E kishte frikë atë. Është fshehur për vete. Nëna ka qenë në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Por se ku nuk e di.

Çfarë thoshte ai, thoshte edhe ajo. Ai ka folur shumë edhe me shumë njerëz. Në lagje i flisnin shumë keq për Merushen. Erdhi ajo do të marrin pasurinë. Janë fjalët e njerëzve. Ai i dëgjonte shumë njerëzit. Babai e ka njohur Merushen kur ka pasur lidhje me mua. Disa llafe edhe më ka thënë Merushja. Tani çfarë do themi ne nuk na beson njeri.

Po bëjnë tre vite që kur e solla në shtëpi Merushen aty. E lashë në një dhomë të flinte dhe unë fjeta në dhomën time. Ai ishte hedhur nga dritarja. Ajo tha mendova se ishte ti. Fiku sahatin ai, fiku dritat. E kishte ngacmuar. Ajo kishte ndezur blicin e telefonit dhe i kishte thënë ik dil jashtë”, deklaroi Fatjoni.

Ai tha se këtë episod e ka mësuar fillimisht nga nëna e tij dhe më pas ia ka rrëfyer edhe Merushja. Sipas tij, Merushja ka deklaruar se në fillim ka menduar se ishte ai dhe më pas i ka kërkuar të dalë nga dhoma. Në momentin kur ai është larguar, sipas Fatjonit, e ka kërcënuar Merushen se në rast se do të flasë do i vërë armën teke në gojë dhe do ta vrasë.

“I kishte thënë po i the gjë Fatjonit unë do të vë teken në gojë dhe do të vras. Në mëngjes kishte ikur. Më tha mamaja në mëngjes mua, kishte vajtur në dhomë e kështu kështu. Unë u njoftova nga mami. Vajtja njëherë andej poshtë dhe tha çfarë kishte bërë ashtu unë. Po bën nja dy vite e gjysmë që ka ndodhur. U zura me babin. Thoshte jo jo. Më thoshte jo mos ma sill në shtëpi. Hyra për t’i thënë mos rri këtu tha”, tha Fatjoni.

Fatjoni tregoi se mamaja e tij e kishte parë të atin pas krimit teksa po varte veten dhe nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ndërhyrë.

Unë se bëj nënën bashkëfajtore se ajo kishte frikë nga ai, ajo e kundërshtonte lidhjen me Merushen sepse nuk e donte. Ka pas frikë, kush e di ca ka pas në dorë, do jetë fshehur për vetë. Kur ka masakruar Merushen nëna ka qenë në shtëpi,” tregon Fatjoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.