E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strakosha kthehet në stërvitje me Lacion kundër Milan
Lajme

Strakosha kthehet në stërvitje me Lacion kundër Milan

Thomas Strakosha do të jetë përsëri mes shtyllave të portës së Lacios në këtë fundjavë, në duelin delikat të ekipit të tij kundër Milanit. Në klub ka shpërthyer një infeksion viral gjatë ditëve të fundit dhe shumë lojtarë, mes të cilëve edhe portieri shqiptar, kishin munguar në stërvitjet që kishte zhvilluar ekipi nën urdhrat e trajnerit Sarri.

Megjithatë, sot Strakosha është kthyer në stërvitje, të paktën pjesërisht, pasi ka punuar në palestër dhe jo në fushën e lojës. Lojtari raportohet se ka lënë pas simptomat e gripit që e kishin shoqëruar këto ditë, ashtu si Milinkoviç-Saviç, Marushiç dhe Kataldi.

Kështu, pritet që ai të jetë të shtunën në fushën e lojës ndaj Milanit, një skuadër për të cilën ai do të ketë gjithmonë një kujtim të veçantë. Pikërisht përballë kuqezinjve ndodhi edhe debutimi i tij në elitën e futbollit italian, kur dëmtimi i Marketit i hapi dyert e ekipit të parë në shtatorin e vitit 2016. Lacio u mund në atë ndeshje 2-0, por Strakosha ra në sy me sigurinë e tij dhe shumë shpejt iu besua edhe fanella e titullarit në klubin kryeqytetas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.