E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të arratisej, qëllohet ushtari i Koresë së Veriut
Bota

Tentoi të arratisej, qëllohet ushtari i Koresë së Veriut

Një ushtar i Koresë së Veriut u qëllua me armë teksa u përpoq të kalonte kufirin drejt Koresë së Jugut.

Autoritetet e Koresë Jugore thonë se ushtari koreano-verior u qëllua të paktën 5 herë me armë dhe është në gjendje të rëndë.

Ai kaloi në kufirin drejt Jugut në zonën e përbashkët të sigurisë mes dy vendeve, në fshatin Panmunjom. Trupat ushtarake të Koresë së Veriut kur panë se ushtari i tyre kaloi drejt Jugut, qëlluan drejt tij 40 herë, por ai mundi të kalonte dhe u gjet i fshehur poshtë një grumbulli me gjethe.

Rreth 1 mijë njerëz ikin çdo vit nga Koreja e Veriut duke kaluar drejt Jugut përmes Zonës së Demilitarizuar mes dy shteteve, që është një nga vendet më të mbrojtura në të gjithë botën.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut teknikisht janë ende në luftë, edhe pse konflikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo traktat formal paqeje.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.