E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enkelejd Alibeaj: Presidenti i ri jo i afektuar nga vota e tyre
Politikë

Enkelejd Alibeaj: Presidenti i ri jo i afektuar nga vota e tyre

Janë katër deputetë të kësaj mazhorance të etiketuar non-grata

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj foli sot per mediat per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit.

“Një profil politik që mos të ketë të bëjë fare me influencën e votave të non gratave.
Janë 4 deputetë të kësaj mazhorance ca publikisht e ca jo të etiketuar non grata që s’kanë të drejtën morale e politike. Konkluzioni i parë, do duhet të jetë një President jo i afektuar prej votës non grata”, tha ai.

Lidhur me situatën brenda PD-së, Alibeaj theksoi se platforma e bashkimit që ai ka paraqitur disa javë më parë “është libri i shenjtë i demokratëve”.

“E kemi bërë të qartë, grupi parlamentar ka nxjerrë platformën e parimeve të bashkimit, është libri i shenjtë për demokratët që i bën të gjithë bashkë, duhet t’i bëjë, është në fuqi do jetë në fuqi gjithë kohës.

Është diskutuar gjerë e gjatë prej disa javësh në mbledhje të gjata diskutime e takime me gjithë deputetët, është shprehur fare qartë qëndrimi i tyre, fatkeqësisht pati një refuzim, besoj që kjo është një çështje tashmë s’ka asnjë kërshëri përtej kësaj”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.