Rikthim te titulli kampion pas 38 vitesh! Tifozët e skuadrës së njohur “pushtojnë” fushën me festën e çmendur
Trabzonspor “kurorëzohet” kampion i Turqisë pas 38 vitesh!

Klubi i njohur turk është shpallur kampion falë barazimit të djeshëm në shtëpi me rezultatin 2-2 ndaj Antaljasporit, duke siguruar matematikisht trofeun, tre ndeshje përpara fundit të kampionatit.
Skuadra nga Trabzoni rikthehet te titulli pas sezonit të largët 1983/1984 duke lënë pas në renditje Fenerbahçen e vendit të dytë me 9 pikë diferencë.
Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit kryesor, të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në festë duke u futur në fushën e blertë.
Një atmosferë e jashtëzakoshme me festën e titullit të 7-të kampion që i mungonte prej 38 vitesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



