E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Britania e Madhe kërkon ndryshimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë
Bota

Britania e Madhe kërkon ndryshimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

“Është koha që UNMIK të punojë më pak, e jo më shumë”, tha diplomati britanik, duke shtuar se Britania ishte e zhgënjyer, pasi një iniciativë e tillë nuk gjen mirëkuptimin e palëve tjera.

Por zëvendës ambasadori kinez pranë OKB-së, Vu Haitao u bëri thirrje palëve të përfshira “në procesin e zgjidhjes së krizës në Kosovë” që të përmbahen nga retorika e ndezur, duke theksuar se Rezoluta 1244 është një kuadër i shkëlqyeshëm për dialog.
Ndërkohë që Vasily Nebenzya ambasadori i rus, në mbledhjen e sotme në OKB ka akuzuar Kosovën për siç ka thënë ai stagnim të bisedimeve.

“Projekti i Republikës së Kosovës në mënyrë të qartë ka dështuar. Nuk është e qartë as kur Gjykata Speciale për krimet e UÇK’së do të fillojë të funksionojë. Këto janë çështje shumë serioze dhe një numër i madh i aktorëve po tenton t’i shtyjë nën tepih”, tha ambasadori rus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.