“E ça pastaj?”/ Kuvendi i PD e shkarkoi, Alibeaj thërret grupin: Kush s’më njeh? Rithemelimi?
Edhe pse u shkarkua nga Kuvendi si kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj thirri sot një mbledhje tjetër.
I pyetur nga gazetarët lidhur me përplasjen që ka pasur me anëtarët e grupit të Rithemelimit, Alibeaj u shpreh se për të ishte e parëndësishme njohja në postin që ai mban. Ndërsa shtoi se e ka detyrim që të dëgjojë dhe takojë të gjithë anëtarët e grupit.
“E kam ftuar grupin. Nuk më njeh kush? Rithemelimi! Po çfarë pastaj!!! Ka shumë çështje axhenda parlamentare, sot psh ishte fitoja e vogël e banorëve të Rinasit.
Kam detyrimin që të dëgjoj deputetët e grupit të PD. Është e rëndësishme që për çështje të rëndësishme, edhe minore do të duhet të respektohet zëri i secilit deputet.
Do të pyes deputetët dhe nëse janë dakord do të merrni pjesë. Megjithatë për çdo rast e dini se do të ketë gjithmonë një deklarim për shtyp,”-tha ndër të tjera Alibeaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



