E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Von der Leyen: Në qershor, KE-ja do të japë opinionin për anëtarësimin e Ukrainës
Lajme

Von der Leyen: Në qershor, KE-ja do të japë opinionin për anëtarësimin e Ukrainës

Komisioni Evropian muajin e ardhshëm do t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në bllokun evropian, një lëvizje kyçe para se 27 shtetet anëtare ta marrin për trajtim këtë çështje. Kështu deklaroi më 9 maj shefja e KE-së, Ursula von der Leyen. Von der Leyen shkroi në Twitter se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe mezi pret që të pranojë përgjigjet e Ukrainës për pyetësorin e anëtarësimit.

“Komisioni i BE-së do të synojë të japë opinionin e tij në qershor”, shtoi ajo.

Më vonë gjatë ditës, gjatë një adresimi para Parlamentit Evropian, ajo tha se e ardhmja e Evropës është po ashtu “e ardhmja e Ukrainës”. Zelensky më 18 prill i dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE dhe tani ky dokument po shqyrtohet.

Dhënia e statusit të shtetit kandidat për Ukrainën do të vendoset nga anëtarët e bllokut, të cilët do të veprojnë sipas këshillave të ekspertëve të Komisionit Evropian. Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit. Por, duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, zyrtarët e BE-së kanë thënë se ata do të punojnë që të përshpejtojnë këtë proces.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.