E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy turistë bien në greminë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, marrin plagë të rënda
Lajme

Dy turistë bien në greminë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, marrin plagë të rënda

Dy turistë gjermanë që kanë qenë duke eksploruar zonën në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, janë rrëzuar në greminë duke marrë plagë të rënda.

Policia e Tropojës bën me dije se për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka ndërruar jetë njëri prej tyre.

Megjithatë pritet njoftimi zyrtar nga ana e autoritetetve për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.