E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finalja e Conference League në Tiranë/ UEFA nxjerr në shitje biletat, ja se sa kushtojnë
Lajme

Finalja e Conference League në Tiranë/ UEFA nxjerr në shitje biletat, ja se sa kushtojnë

UEFA ka nxjerrë në shitje ditën e sotme biletat për finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në datën 25 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Me anë të faqes se saj zyrtare në Web, UEFA ka bërë me dije se 16,500 bileta janë në shitje nga një kapacitet prej 20 mijë vendesh. Tifozeritë e të dyja skuadrave do të kenë nga 4000 mijë bileta secila, ndërkohë që 8500 kanë dalë në shitje në faqen zyrtare UEFA.com.

Çmimet e tyre ndahen në bazë të kategorive të mëposhtme, duke nisur nga 25 euro, ndërsa çmimi maksimal është 125 euro.

Kategoria 4: 25 euro;

Kategoria 3: 45 euro;

Kategoria 2: 85 euro;

Kategoria 1: 125 euro.

Biletat mund t’i blini këtu.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.