E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS
Lajme

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe profesoresha Edlira Haxhiymeri. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familjarët.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej pesë vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali në një postim në rrjetet sociale.

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin si sekretare organizative në selinë rozë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.