Gjykata Administrative e Apelit pranon padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj KLP, i hapet rruga riçeljes së garës për 3 kandidatët e SPAK
Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit te Lartë te Prokurorisë.
Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, duke i hapur kështu rrugë riçeljes së garës për 3 kandidatët e SPAK, raporton News24.
Kujtojmë që Muhametaj kërkon shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas prokurores ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.
Për këtë Muhametaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK.
Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK. Prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



