Artan Hoxha zbulon dëshminë tronditëse të Dumanit: Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit
Gazetari investigativ Artan Hoxha teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ka deklaruar se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se vrasjen e vëlllait të një deputeti, e ka porositur presidenti Ilir Meta.
Më tej, gazetari Artan Hoxha deklaroi se kjo dëshmi e të penduarit, duhet të vërtetohet nga Prokuroria. Hoxha shtoi se ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, pasi ka përfunduar fushata elektorale,
“Kemi një grup personash të penduar që kanë dëshmuar, por dëshmitë e tyre kanë qenë të një niveli që dhe vet brenda prokurorëve të SPAK kanë krijuar probleme. Nuredin Dumani ka shkuar deri aty që një nga tre personat më të fuqishëm sot, politika, ka porositur vrasjen për të vrarë vëllain e një deputeti,… vrasja është bërë.
Pra, një nga tre politikanët më të fuqishëm që janë sot ka porositur vrasjen. Unë kam rezerva për këto. Bëhet fjalë pë një ngjarje në vitin 2017, gjatë fushatës elektorale dhe mbas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik. Ka qenë dhe përfaqësues edhe në këshill, është vrasje pa autor. Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vrarë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar.
Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë. Ai u vra në derën e shtëpisë. Ai ka folur dhe për politikanë të tjerë. Prokuroria duhet ta verifikojë”,-tha gazetari Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



