E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Libri me Poezi   nga Enxhi Drapi
Publik News

Libri me Poezi nga Enxhi Drapi

“Diku ku dielli nuk perëndon”

Mars, ke që në Mars që kërcen Vals është një vëllim me poetik, i cili edhe pse ka shumë pak ditë që ka dalë në treg, ka tërhequr vëmendjen e shumë kritikëve. Ky është libri i dytë autores Enxhi Drapi, e cila e cilëson këtë vëllim burim derdhje pozitiviteti, dashurie, melankolie dhe force për këdo që e posedon.

Simboli i këtij libri është lulja e Qershisë, e cila është e preferuara e Autores dhe jemi të bindur se shumë shpejt do kthehet edhe në të preferuarën tuaj. Një libër në qendër të së cilit përveçse fshihet femra, fshiheni ju dhe emocionet tuaja.
Me anë të “Mars” Enxhi vjen para lexuesit me një përmbledhje poetike, duke artikuluar një individualitet në lëndën dhe ndjesitë që përcjell, në perdorimin e mjeteve poetike dhe në fuqinë komunikuese që ka për të ndërvepruar me lexuesit. Në vargun e saj spikat aftesia për të ndërtuar imazhe përmes metafores dhe guximi për të prekur fenomene apo ngjarje që jo çdo autor do guxonte të publikonte.
Ky libër është njëherësh një reflektim i fuqishëm mbi ndjesitë, realitetin dhe fenomentet që na rrethojnë. Realiteti gëzon trajta dhe forma të shumta, që jo pak kokolepsen mes mendimesh dhe ndjesish. Enxhi Drapi e kornizon mes hallkash kyçe, në një roman i cili godet mentalitetin e ndrydhur dhe frikën për të përftuar doza të kulluara të asaj çka quajmë jetë. “Diku ku dielli nuk perëndon” ka karakter psiko-social dhe në qendër është femra, në saje të personazhit me emrin Helen.

Libri i parë i juristes, romani “Diku ku dielli nuk perëndon” është shkruar gjatë karantinës. Shumë kritikë letrarë e kanë vlerësuar si një roman të guximshëm, që godet fort mentalitetin e shoqërisë. Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim. Megjithatë, ky roman i përvidhet protagonistit, sepse në të vërtetë nuk e ka një të tillë.
Diku ku dielli nuk perëndon na përballë me historinë e Helenës, një vajzë në dukje të thjeshtë dhe të dobët por, e cila arrin ti bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve jo të thjeshta. Ajo është vajza e një inxhinieri ndërtimi, i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm.
Mois është një njeri i cili pranon të bëjë gjithçka vetëm që fëmijët e tij të mos cënohen, por papritur e gjen veten në duart e një hebreu, Xhorxh, i cili e përdor dhe mundohet ta mbajë pas vetes në mënyrë që të mos e ketë rival.
Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë, sepse krimi, dashuria, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo.

Vlen për t’u përmendur se Autorja të gjitha fitimet do i dërgojë për bamirësi për fëmijët jetimë. Lexim të këndshëm!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.