Prej disa kohësh po përflitet për një fejesë të mundshme të këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora me regjisorin e njohur, Taika Waititi. Thuhet se ky i fundit i ka propozuar në gjunjë artistes në natën e Krishtlindjes.
Por mediat e huaja shkruajnë ditën e sotme se nuk është aspak kështu. Sipas miqve të Rita Orës, nuk ka pasur “asnjë unazë”. Ata kanë shtuar se çifti i famshëm është duke planifikuar një martesë të thjeshtë shumë shpejt për të “formalizuar” marrëdhënien e tyre.
Gjithashtu thuhet se ata janë duke menduar që të lidhin kurorë sapo të marrin pushimet, pasi axhenda e tyre është shumë e ngjeshur. Këngëtarja sapo ka përfunduar “The Voice of Australia”, teksa ishte juri, ndërsa regjisori Taika është i zënë duke punuar në një numër filmash.

“Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: ‘Unë dua të martohem me ty’. Është vërtet romantike dhe pikërisht ashtu siç janë bashkë”. kanë zbuluar miqtë e këngëtares së famshme.
Ata vazhduan të pohonin se dyshja e dashur planifikojnë të bëhen burrë e grua jashtë vendit, përpara se të zhvillojnë një festë të madhe në Londër me të gjithë miqtë e tyre të famshëm.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



