Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në lumin Lana në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë në afërsi të lumit Lana.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e viktimës apo shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij.
Pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës për vendin e saktë ku është gjetur trupi, rrethanat e ngjarjes dhe veprimet hetimore që do të kryhen për të zbardhur atë që ka ndodhur.
Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



