Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, gjykata jep dënimin për Ergys Kolaverin
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 20 vite burg Ergys Kolaverin, për atentatin me snajper ndaj të burgosurit në Vaqarr Gazmir Daci, të cilin e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij.
Prokuroria kërkoi 30 vite burg për Kolaverin, i cili në datën 30 korrik të 2016 organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.
Ai qëlloi me snajper nga jashtë burgut teksa vuajtësit e dënimit ndodheshin në ajrim, por plumbi plagosi në këmbë një shtetas nga Kosova. Avokati i Kolaverit, Saimir Visha, ka thënë se klienti i tij nuk ndodhej në vendin e ngjarjes në kohën që u krye atentati./D.M-Dritare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



