E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre kryeministrat e Ballkanit takim ‘kokë më kokë’ me presidentin Zelensky
Bota

Tre kryeministrat e Ballkanit takim ‘kokë më kokë’ me presidentin Zelensky

Kryeministri Edi Rama dhe homologët e tij, Dritan Abazoviç, dhe Dimitar Kovaçevski do të vizitojnë Ukrainën me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky.


Lajmin e bën të ditur media malazeze “Vijesti”, e cila shkruan se kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin.

Sipas “Vijesti”, Abazoviç ka hedhur idenë e një vizite të përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski në Kiev dhe theksohet se ideja e tij është pranuar nga kolegët.

E teksa ende mbetet të bihet dakord për një datë të kësaj vitizte, në raportimin e medias malazeze thuhet: “Siç ka paralajmëruar, Abazoviç do të nisë idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministri i Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës”.

Në një bisedë me Zelenskyn, Abazoviç theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

“Ai theksoi se vlerat evropiane të lirisë dhe e drejta për zgjedhjen e dikujt mbrohen sot jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Abazoviç tha gjithashtu se shpreson që Ukraina të marrë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE dhe se Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave, është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.