E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Karteli” i sigurimeve bëhet bashkë për “diplomatët e artë”
Lajme

“Karteli” i sigurimeve bëhet bashkë për “diplomatët e artë”

Rritja e çmimeve në të gjithë sektorët jetikë po varfëron dita-ditës shqiptarët. Rritje të lartë ka pasur shporta e ushqimeve, karburantet apo edhe çmimi i banesave. Por, prej disa muajsh, janë ngritur disa borde monitorimi, ku në vend që çmimet të ulen, firmat e mëdha i kanë rritur çmimet me “bekimin” e qeverisë.

Diskutime të shumta ka pasur për karburantet, ku edhe sot e kësaj dite, nuk janë publikuar formulat që shkojnë te çmimi përfundimtar.

Madje, një skemë e tillë, është denoncuar edhe nga eksponentë të PS-së, të cilët kanë ngritur dyshime se firmat e mëdha po funksionojnë si një kartel i mirëfilltë.

Madje, kartele ka edhe te inputet bujqësore, ndërkohë ditët e fundit po lind (të paktën publikisht) edhe karteli i sigurimeve (që ka funksionuar prej kohësh).

Një Shoqatë Sigurimesh, e përbërë nga anëtarë të firmave më të mëdha, ka dalë publikisht dhe ka njoftuar se “do rriten çmimet”. Por, askush nuk ka njoftuar mënyrën si do rriten këto çmime!

Faksimile: Në kulmin e debateve për ngritjen e një karteli sigurimesh, firmat e mëdha bëhen bashkë dhe fitojnë 1.1 mln euro në një tender

Madje, asnjë prej këtyre firmave nuk doli publikisht dhe të thojë “e rrita çmimin”. Por, po vendosin bashkërisht për rritjen e çmimeve, duke anashkaluar në këtë rast konkurencën dhe duke formuar të ashtuquajturin kartel! Ky bashkëpunim mes këtyre firmave është faktuar në një procedurë tenderuese, që ka kryer kohët e fundit Ministria e Jashtme.

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, tre nga firmat e madha të sigurimeve janë bashkuar në procedurën “blerje sigurim shëndeti, shëndeti në udhëtim dhe jete”, me vlerë 1.1 milionë euro.

“Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë ofertuesit e mëposhtëm me këto vlera përkatëse të ofruara: 1. BOE 1.ALBSIG JETE, 2. SICRED dhe 3. INSIG JETE me një vlerë 110,545,000 lekë pa TVSH” thuhej në dokumente. Pra, 3 nga firmat më të mëdha të sigurimeve. Ofertuesi i dytë ka qenë “Sigal Uniqa Group Austria” me vlerë 112,219,700 lekë pa tvsh. Në dokumente thuhet se oferta e Sigal është skualifikuar, pasi rezulton se nuk ka paraqitur licencat e klasës 19 “Sigurimi i jetës” dhe 23 “Sigurimi shtese”.

2Faksimile: Denoncimi i Boldnews.al, për shumën marramëndëse për sigurimin e diplomatëve

Para pak ditësh, redaksia e Boldnews.al denoncoi tenderin e Ministrisë së Jashtme, e cila hapi procedurën për sigurimin e diplomatëve. Lista e tyre ishte shumë e gjatë dhe përbëhej nga plot 335 persona, në 51 seli diplomatike. Këtyre personave do t’u sigurohen në mënyrë që mos t’u mungojë asgjë.

Madje, do t’u mundësohen edhe vizita nga më të thjeshtat, por edhe lëvizja me helikopter nga njëri vend në tjetrin. Duke parë kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët, apo shpenzimet e tyre për mjekësinë, përfitimet e diplomatëve ngjasojnë me një “botë tjetër”. Por, duke shtuar se kush është i punësuar në këto seli diplomatike, atëherë problemi zmadhohet, pasi kemi njerëzit më të afërt të politikanëve të çfarëdo krahu politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.