Durrës/Procedohen rreth 50 abonentë nga,Task Forcë e OSHEE dhe policia
OSHEE ben me dije se në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme nga skuadra Task Forcë e OSHEE, në 24 orët e fundit në qytetin e Durrësit janë vënë në pranga dy abonentë, të cilët vidhnin energjinë elektrike përmes skemave të ndryshme.
“Abonenti Hajri K., përfaqesues i një subjekti privat biznesi (lokal dasmash) u kallëzua në polici për vjedhje të energjisë, përmes lidhjes së paligjshme”- njofton OSHEE.
Nderkohe qe abonenti tjetër, familjar, Muhamed S., kishte një debi prej 9 milionë lekësh, dhe gjatë procedurave për prerje të energjisë, u konstatua se ai përdorte një linjë të dytë furnizimi, jashtë matjes.
Deri më tani, nga OSHEE, Rajoni Durrës janë proceduar në polici rreth 50 abonentë, nga kontrollet e dy muajve te fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



