Pronarit të TV Klan i refuzohet viza amerikane
Deri më sot në Departamentin e Shtetit rezultojnë pesë shtetas shqiptarë, të shpallur non-grata, ndërsa një pjesë tjetër u janë refuzuar vizat për në Shtetet e Bashkuara. Mes vizave të refuzuara janë gjyqtarë, prokurorë, gazetarë dhe pronarë mediash. Një prej personave të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara është edhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj.
Frangaj është paraqitur familjarisht për vizë në Ambasadën Amerikanë, rreth 1 vit më parë. Burimet shtojnë se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën, pa i dhënë asnjë shpjegim familjes Frangaj. Zakonisht, Ambasada Amerikane të refuzon vizën për dy arsye: E para nëse nuk ke të ardhura të mjaftueshme për të kryer udhëtimin (gjë që nuk ndodh me Frangajn) dhe e dyta nëse je i dyshuar si person i përfshirë në veprimtari korruptive dhe kriminale.
Ky është rasti i parë në Shqipëri, që një pronari media kombëtare, i refuzohet viza amerikane familjarisht. Mendohet se një nga arsyet e refuzimit të vizës, është ndërhyrja e pazakontë e Frangajt në gjykata dhe prokurori, për të mbrojtur biznese të dyshimta.
Amerikanët e kanë në “listën e zezë” Aleksandër Frangajn, për shkak të përgjimeve dhe dëshmive, ku i ka kërkuar gjyqtarëve vendime abuzive, për të favorizuar biznese të caktuara ku Frangaj është i përfshirë indirekt. Një pjesë e këtyre gjyqtarëve si Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli u është refuzuar viza gjithashtu nga Ambasada Amerikane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



