E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rasti i Dritan Agollit dhe Ceno Klosit nuk po marrin goditjen e fortë që pritet nga SPAK
Publik News

Rasti i Dritan Agollit dhe Ceno Klosit nuk po marrin goditjen e fortë që pritet nga SPAK

Analisti Artur Zheji, vlerësoi punën e bërë nga SPAK në lidhje me goditjen e krimit të organizuar, por tha se Prokuroria e Posaçme nuk është në lartësinë e duhur për të dhënë goditjet që publiku pret në lidhje me zyrtarët që kanë abuzuar me fondet publike.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i“, Zheji përmendi rastin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, si dhe rastin e drejtorit të tatimeve Ceno Klosi, si dy modelet që dëshmojnë se “hajdutët me kollare” nuk goditen nga SPAK.

“Ne do të donim që SPAK-u të vepronte me një shpejtësi rrufe.

Nuk kam thënë që është struktura më e mirë që ne kemi por kam thënë që është e vetmja strukturë që ka dhënë disa rezultate.

Më shqetëson fakti që nga SPAK kemi vetëm një sukses relativ nga fusha e krimit të organizuar. Përveç atyre vrasëseve me pagesë që janë anomali njerëzore, këta që merren me operacione të paligjshme të trafikut të drogës, këta çunat problematik janë ndoshta të rikuperueshëm. Po ti marrim nga pikëpamja sociologjike, këta çunat problematik, pasi janë lindur në periferi nuk janë pajtuar me fatin e tyre.Në përpjekje për të dalë nga ky llum kanë bërë këto gjëra antiligjore. Por këta janë më të pastrueshëm sesa këta të tjerët që marrin një teser partie dhe futen në politikë për të vjedhur dhe vjedhin për të ndenjur në politikë.

Këta janë pjesa më gangrenë më kancerogjene e pushtetit shqiptar. Përveç disa rasteve të inceneratorëve, këta nuk po marrin atë goditje të mprehtë dhe të fortë që ne presim nga SPAK-u, rasti i këtij Agollit. Rasti i Drejtorit të Tatimeve apo dhe raste të tjera të njerëzve të kompromentuar të pushtetit”, tha Zheji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.