Spartak Braho kritikon Ramën për koncensionin: Në Surrel do shkojë t’i bëjë pritjet shtetërore?
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar edhe vendimin e qeverisë për të dhënë me koncension Pallatin e Brigadave.

Braho tha se kjo është një histori me shumë të panjohura. Ish-deputeti i PS theksoi se një ambient duhet të mbahet për pritjet shtetërore, duke shtuar “se di ku do venë do venë në Surrel pastaj ti presë?”
Spartak Braho në News24: Ky i fillon për t’i dhënë me koncension e përfundojnë në kabare pastaj e disko, kam dyshime se ti japësh pronarit e ti thuash bëj si them unë nuk ndodh.
Ai nëse e merr me qira apo koncension ka të drejtë pas ca vitesh dhe ta privatizojë
më vjen keq që një vepër me vlera…ky një njeri po mbaj more një ambient për shtetin, ti të gjitha pritjet shtetërore atje i ke bërë, se di ku do venë do venë në Surrel pastaj ti presë? Se duhet të marrë leje pastaj ai nga koncensionari. Nuk e di kjo është histori me shumë të panjohura.
Spartak Braho është shprehur se amnistia fiskale do tu shërbejnë emigrantëve që kanë bërë punë të ndershme dhe duan të investojnë në Shqipëri.
Por, theksoi se në vendin tonë strukturat janë shumë të dobëta për të ndaluar pastrimin e parave të pista.
Gjatë një interviste në “News 24”, u shpreh aministia fiskale se do të shërbejë si “bankomati që ushqen politikanët që kemi sot në krye”.
“Ligji shprehimisht e ndalon legalizimin e parave nga veprimtari të paligjshme apo nga krimi. Kjo ka qenë e hershme, por kanë ndërhyrë institucionet ndërkombëtare dhe s’është bërë. Jam për legalizimin por a do arrijnë strukturat e dobëta që të ndalojnë paratë nga krimi, do struktura të forta, pastrimi i parave që kemi ne, gjysma e bankave pastrojnë para.
Do ketë një boom të ardhurash nga emigrantët që kanë punuar ndershëm dhe do i investojnë këtu. Jam dakord, por do vazhdojë bankomati i famshëm që ushqen këta piolitikanë që kemi sot në krye”, tha ai.
Harta e re gjyqësore është një skandal i vertetë që është miratuar pa u konsultuar me grupet e interesit.
Sipas tij, Reforma në Drejtësi do ecë përpara sepse janë investuar SHBA-të dhe BE, por për hartën e re gjyqësore, Braho tha se ajo nuk është firmosur nga Ministria e Financave.
Sipas tij s’ka kuptim që qytetari ta ketë gjyqin e Sarandë dhe të vij ta ndjekë atë në Tiranë.
“Kam besim të plotë që reforma do të ecë sepse për atë është interesuar komiteti ndërkombëtar, SHBA-të dhe struktura të tjerë të Evropës.
Është detyra e shtetit të plotësojë kushtet për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët. S’ka letër, se s’ka fonde. Strukturat janë me mungesa, por do të ecë, kam besim të plotë.
Ndërsa reforma për gjyqësorin është e keqe, s’është pozitive. Nuk u konsultua, se ka firmosur as Ministria e Financave, duan ta ndajnë në aq pjesë sa u ka thënë mendja.
S’duhet injoruar komuniteti i avokatëve. Të kesh çështje në Sarandë dhe qytetari ta ndjekë në Tiranë”, theksoi Braho.
Spartak Braho ka deklaruar sot se situata në Partinë Socialiste është si asnjëherë më parë, pasi nuk ka zgjedhje por emërime nga kryetari i saj Rama sikur të jetë “shefi i Shtabit të Ushtrisë”.
Braho tha se PS është shkërrmoqur si parti dhe nuk zbatohet asnjë nga parimet e partive të majta evropiane.
Pyetje: A ka legjitimitet emërimi i krerëve të PS në 61 bashki dhe jo zgjedhja sipas statutit me parimin një anëtar një votë?
Spartak Braho në News24: Unë jam i majtë, jam socialist por situatë si kjo në PS nuk ka pasur ndonjëherë.
Emërohen, çfarë është ky shefi i shtabit ky? E ka ushtri këtë apo parti? Në parti duhet të dominojë mendimi i lirë.
Zgjedhjet një anëtar një votë e kështu ka ecur PS tani ka ndryshuar. Emëron kryetarin e PS Bilisht, ç’punë ke ti atë e zgjedhin socialistët?
Ky është non sens, ky ka dalë dhe nga parimet, PS mos themi ky se ka një enturazh bashkëpunëtorësh që janë kthyer në jesmenë nuk bëjnë vërejtje, por këto parime nuk i kanë as partitë e majta në Evropë, nuk ka më kritikë dhe autokritikë në PS kjo parti është shkërrmoqur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



