58-vjeçari nga Divjaka: S’e kam vrarë unë babain, gjeni autorin!
Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 58-vjeçarin Andrea Stase.
Ky i fundit para pak ditësh dhunoi dhe mbyti babain e tij në fshatin Remas, Dhimitrin. 85-vjeçari Dhimitër Stase u vra më 7 Korrik në fshatin Remas të Divjakës.
Ai ishte dhunuar dhe më pas ishte mbytur me duar nga i biri, i cili prej dy muajsh ishte kthyer nga Italia, ku ishte i dënuar me 13 vite burg në Itali dhe kjo për trafikim të qenieve njerëzore.
Ndërkohë teksa mori masën e sigurisë, Stase nuk e pranoi vrasjen e të atit.
“Nuk kam bërë vrasje unë, çfarë thoni,”-kështu u shpreh ai para togave të zeza.
Po ashtu, shtoi se ditën e krimit kishte pirë raki me të atin, ndërsa më pas kërkoi edhe unazën që mbante në gisht pasi i mungonte.
Ndërkohë që në pamje shfaqej i shkujdesur dhe me këmishën e zbërthyer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



