E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po vinte nga Tepelena për të vrarë ish-gruan e tij në Sarandë
Publik News

Po vinte nga Tepelena për të vrarë ish-gruan e tij në Sarandë

Jeta e një gruaje është shpëtuar, pasi ish-burri i saj është vënë në pranga pak para se ta qëllonte me pistoletë.

Policia ka mundur të arrestojë 34-vjeçarin Kleo Hysi, me precedentë të theksuar kriminal, i cili kishte një pistoletë me vete.

Hysi kishte ardhur nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-gruan e tij me inicialet F. Ç., banuese në qytetin bregdetar dhe nën e dy fëmijëve 9 dhe 13 vjeç.

Hysi ishte arrestuar në vitin 2020 për ‘vjedhje me dhunë në bashkëpunim’, ku pasi ka dhunuan Dhimitër Papën  në atë kohë 91 vjeç, i kanë marrë 20 mijë lek të reja dhe një armë gjahu ‘Baikal’ ruse kalibër 12 mm.

Nuk dihet se si Hysi ka dalë nga burgu në një kohë kaq të shkurtër.

Mësohet se 34-vjeçari Kleo Hysi, gjithashtu ka shkelur edhe masën e sigurisë.

Gjykata e Sarandës e kishte lënë atë në  ‘arrest shtëpie’ në banesën e tij në Kalivaç të Tepelenës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.