Noka për Veliajn -Duhet të ishte para drejtësisë por sot e kemi kryetar bashkie
Noka nuk u kursye por lëshoi akuza të forta duke thënë se urdhrin për arrestimin e Lefter Kokës, dhe Alqi Bllakos e ka dhënë Edi Rama për të mbrojtur veten dhe Erion Veliajn nga skandalet që ka bërë.
Reforma në drejtësi ishte një zhgënjim total për të gjithë shqiptarët. Megaskandali i këtyre viteve janë incineratorët. Pa u përballur me drejtësinë ideusit, realizuesit e skemës kriminale dhe korruptive të incineratorëve të gjithë koncensioneve nuk mund të ketë reformë në drejtësi të suksesshme. Drejtësia është e kapur nga Rama sot Erion Veliaj do t ishte para drejtësisë. Kemi një mafioz i cili u arrestua dhe u hetua në Itali që bëri marrëveshje me Erion Veliaj,- u shpreh në një deklaratë Noka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



