E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirojnë nga burgu ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda
Lajme

Lirojnë nga burgu ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Rovena Vodës, ish-zv/ministres së Brendshme.

Ajo iu drejtua GJKKO për shuarjen e dënimit pasi i ka përfunduar masa e sigurisë prej 10 muajsh burg. Voda ka deklaruar se do të luftojë për të provuar se është e pafajshme në Gjykatën e Apelit.

Ajo akuzohej se kishte përfituar vlera monetare dhe të mira materiale në këmbim të një vendi punësimi në ministrinë e Brendshme. Ish-zv/ministrja u dënua për marrjen e 1000€ para në dorë, një aparat celular dhe një ark me peshk cilësor.

Voda është filmuar në një bar në durrës duke tërhequr telefonin e markës iPhone dhe më pas me shoferin e saj dhe automjetin e Ministrisë së Brendshme duke marrë “peshqeshin”, arkën me peshk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.