MARSHI I BURRAVE
Ne kafene,permbi gazeta
I dogjem dhjetra vjet nga jeta
Me lajme veten e trullosim
Se s’kemi bend ku te kullosim
Pervec livadheve prej letre
Ku mbin nje bar si lesh kucedre.
Ne ishim desh e cjep te hedhur,
Ashike hyme ,dolem te tredhur
Tani te matur qe te gjithe
Ne vrima futur si urithe.
“Ne shpesh ne shesh!”dikush therret
Ne sheshet mbushem disa vjet
Dhe ngritem gishta ,grushte ,kembe
Dhe shame e folem neper dhembe
Te paret ishim kur e mbollem
Te tjere erdhen,na e korren.
Ne ishim trima kokekrisur
Me xhepa natyrisht te grisur
Kur xhepat s’kemi me c’t’I mbushim
Ne futim duart kapim…rrushin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



